Protestat kundër regjimit të ajatollahëve në Iran jo vetëm nuk po fashiten, por përkundrazi po përshkallëzohen duke u përhapur me shpejtësi edhe në qytete të tjera të vendit vec atyre kryesore, në grupe shoqërore e simbole. Aktivistët po i përshkruajnë ato si një fazë të re në ballafaqimin me autoritetet.