Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi para seancës plenare tha për mediat se amnistia penale duhet të votohet nga të gjithë deputetët sot. Ai habiti me deklaratën e tij para mediave teksa përshëndeti qëndrimin e maxhorancës që sipas Bardhit ka pranuar një kusht të opozitës për të mos përfituar zyrtarët e lartë të dënuar.