Top Channel/ Përse u rrëzua avioni? Nxirren dy kutitë e zeza të boing të rrëzuar në Indi
14/06/2025 12:34

Një kutí e zezë është gjetur në vendin e rrëzimit të avionit të Air India në Ahmedabad, deklaroi të premten ministri indian i aviacionit civil. Të gjithë, përveç njërit prej 242 personave në fluturimin që po udhëtonte drejt Londrës, humbën jetën kur avioni u përplas në një zonë të banuar më pak se 60 sekonda pas ngritjes në ajër, të enjten. Një zyrtar tha për BBC se të paktën tetë persona në tokë gjithashtu kanë humbur jetën. Gjetja e kutisë së zezë përbën një hap të rëndësishëm përpara në hetim” dhe do të “ndihmojë ndjeshëm hetimin” mbi katastrofën, Avionët zakonisht mbajnë dy kuti të zeza – pajisje të vogla por jashtëzakonisht të qëndrueshme për regjistrim elektronik të të dhënave. Njëra regjistron të dhënat e fluturimit, si lartësia dhe shpejtësia. Tjetra regjistron zërat në kabinën e pilotëve, që hetuesit të dëgjojnë çfarë kanë thënë pilotët dhe nëse ka pasur ndonjë zhurmë të pazakontë. AAIB po kryeson hetimin për shkakun e rrëzimit, me ndihmën e ekipeve nga SHBA dhe Britania. Drejtori i përgjithshëm i Boeing tha se kompania po mbështet hetimin. Air India bëri të ditur se në bordin e avionit Boeing 787 Dreamliner, që u rrëzua pak pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar ishin 169 shtetas indianë, 53 britanikë, 7 portugezë dhe 1 kanadez. Të premten, rrënojat ende ishin të shpërndara në vendin e ngjarjes, përfshirë krahun e djegur të avionit, me pjesë të mëdha të trupit të avionit të futura në ndërtesa. I vetmi i mbijetuar nga aksidenti i cili ishte në sediljen 11A, po rikuperohet ende në spital. “Nuk mund ta besoj ende që dola gjallë,” “Në fillim mendova se do të vdisja. Arrita të hap sytë, çlirova rripin e sigurimit dhe përpoqa të dal nga avioni 40 vjeçari, që pësoi djegie në dorën e majtë, tha se pa ekipin e avionit dhe pasagjerët teksa vdisnin para syve të tij.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02