Top Channel/ Përse u rizgjua tani Shteti Islamik në Afganistan?
28/08/2021 10:52

Sulmet e së enjtes në aeroportin e Kabulit ishin vepër e degëzimit të ISIS-it në Azinë qendrore, Shtetit Islamik Khorasan, i kthyer në një kërcënim sigurie në Afganistan e në rang global. Grupi është përgjegjës për një listë të gjatë sulmesh vdekjeprurës ndërsa talebanët i konsideron si shumë të moderuar. Emrin, ai e merr nga province Khorasan, një zonë që dikur përfshinte pjesë toke nga Afganistani, Irani e Azia. Zyrtarë amerikanë pohuan për Neë York Times se sulmet në aeroport ishin goditje strategjike kundër Amerikës, por edhe talebanëve, liderët e të cilëve po përpiqen t`i tregojnë botës se janë ata që e kontrollojnë vendin. Në fakt, duket se nuk ka qenë një rizgjim i menjëhrshem por prej disa kohësh tashmë, talebanët dhe Shteti Islamik Khorasan janë ngërthyer në përplasje të dhunshme edhe me njëri-tjetrin. Përpara shpërthimeve, agjensitë e lajmeve cituan burime ushtarake të pohonin se talebanët kishin diktuar e vrarë disa luftëtare të Isis-t në pikat e kontrollit përreth aeroportit. Nga ana tjetër, edhe roje talebane kanë humbur jetën prej bombave të rivalëve. Një frymë ideologjike i ndan të dy grupet: ndërsa ISIS i përket lëvizjes salafiste të Islamit, talebanët aderojnë në shkollën Deobandi. Këta të fundit duken të kënaqur, të paktën për momentin, me Afganistan të kthyer në emiratin e tyre, ndërsa dega e shtetit islamik në këtë vend e në Pakistani po mundohet të krijojë një kalifat në mbarë Azinë qendrore e jugore dhe i ka përqafuar thirrjet e ISIS për xhihad mbarëbotëror kundër jo-muslimanëve. Nga ana tjetër, është dhe cështja e interpretimeve që i bën secila palë ligjit të sheriatit. Sado i ashpër të jetë ai i talebanëve, sërish nuk është mjaftueshëm për Shtetin islamik Khorasan që për më tepër i konsideron ata myslimane të këqinj për shkak të vullnetit për të negocjiuar marreveshje paqeje me SHBA.

Edicioni Informativ, 2 Mars 2026, Ora 00:00
02/03 09:45
Shqiptarja në Dubai: Situatë e tensionuar, shpërthimet po shtohen. Kufizohen lëvizjet/ Wake Up
02/03 09:32
Episodi i plotë: E Diell 1 Mars 2026 Entertainment Show
01/03 19:31
Lufta Iran-SHBA-Izrael/ Paralajmëron Cako: Pasojat për botën & saga Balluku-Spiropali -Rrethi Katror
01/03 19:30
Gurra Popullore – Thesaret e Lezhës, dasma zadrimore, lahuta & xhubleta – “E Diell”
01/03 16:35
Edicioni Informativ, 1 Mars 2026, Ora 15:00
01/03 15:21
Flet për herë të parë Vëllai i Mirit për Selin! Motra e Gimbos: Gjesti për Selin…- Fan Club
01/03 15:04
Edicioni Informativ, 1 Mars 2026, Ora 12:00
01/03 12:44
Edicioni Informativ, 1 Mars 2026, Ora 00:00
01/03 09:30
600 vjet gënjeshtër serbe – Gjurmë Shqiptare
28/02 20:45
Edicioni Informativ, 28 Shkurt 2026, Ora 19:30
28/02 20:07
Betejat e jetës së Dande Xhajit! Forca frymëzuese e nënës që humbi djalin 18-vjeçar – S’e Luan Topi
28/02 19:30
Ngatërrimi i zorrëve, rreziqet, simptomat dhe trajtimi – Hipokrati
28/02 16:40
Portokalli, “Lulekuqe mbi Mure” dhe Dialogu Bashkëkohor në Artkand – Artkand
28/02 15:45
Edicioni Informativ, 28 Shkurt 2026, Ora 15:00
28/02 15:38
Stelina & Mateo flirt bashkë? Puthja & biseda me Kris pas BBV, VIP-at mes baltës në Kep të Rodonit!
28/02 13:45
Edicioni Informativ, 28 Shkurt 2026, Ora 12:00
28/02 12:38
Edicioni Informativ, 28 Shkurt 2026, Ora 00:00
28/02 10:28
Beniada pranon për herë të parë: Jam e dashuruar, është i huaj/ Rikthehet Luana në Top Channel?
27/02 23:48
Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Shkurt 2026
27/02 21:01
DIGITALB DIGITALB