Aksidenti tragjik që u mori jetën 4 personave dhe plagosi rëndë 3 të tjerë mund të ishte shmangur nëse drejtuesit e mjeteve do të respektonin rregullat e qarkullimit rrugor. Duke parë skenën e aksidentit, eksperti i sigurisë rrugore Artur Sulçe evidenton 2 shkelje determinante që sollën këtë aksident, parakalimi i gabuar i kryer nga mjeti Benz dhe mos-ruajtja e distancës së sigurisë nga mjeti BMW-së që sollën përplasjen e fuqishme me mjetin Toyota ku udhëtonin 3 prej viktimave.