Top Channel/ Përse Biden është një personalitet i madh transatlantik? Fitoi përvojë në politikë…
18/10/2024 19:09

Biden ka lindur më 1942. Ai u rrit në një vend, që ndihmoi Gjermaninë të rindërtohej pas Luftës së Dytë Botërore. Pas ndërtimit të Murit të Berlinit më 1961 ai mundi të shohë, se si Gjermania Perëndimore u bë një partnere e rëndësishme e SHBA-së gjatë Luftës së Ftohtë. Si zëvendëspresident gjatë presidencës së Barack Obama-s përvoja e Biden në politikën e jashtme kishte një rëndësi të madhe. Obama ka qenë mjaft i preferuar në Europë, sepse ai rindërtoi raportet transatlantike pas presidencës së George W. Bush, e ishte Biden ai, që kishte një lidhje emocionale me Europën, e jo Obama. Edhe sot, gjatë presidencës së Bidenit, Gjermania vazhdon të jetë një partnere e rëndësishme e SHBA-së. Të dy vendet janë ndër mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës në luftën kundër Rusisë. Po ashtu si SHBA edhe Gjermania bëjnë pjesë në vendet, që në konfliktin aktual në Lindjen e Mesme, theksojnë më me forcë të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Në SHBA demokratët dhe Republikanët përfaqësojnë dy kampe të ndara qartazi ideologjikisht, të cilët shpesh përballen ashpër e madje edhe e luftojnë njeri-tjetrin. Pasi një migrant në Solingen në gusht 2024 vrau me thikë tre vetë, Gjermania ashpërsoi politikën e saj të migracionit. Këtu bën pjesë edhe aplikimi i kontrolleve në të gjitha pikat kufitare gjermane – edhe në kufijtë me shtetet e tjera të BE-së. Ky hap ishte i diskutueshëm në Gjermani. Edhe në SHBA kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris gjatë fushatës elektorale herë pas here ngec kur është fjala për politikën e migracionit dhe të sigurisë në kufijtë e SHBA-së me Meksikën. Biden këtë temë në fillim të presidencës së tij e kishte deklaruar si ‘fushën e detyrave të Harris, tani kundërshtari Donald Trump kritikon, se imigranttët ilegalë janë përgjegjës për një pjesë të madhe të problemeve në SHBA.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02