Aksi Librazhd-Përrenjas mund të hapet të hënën në mesditë, kjo pas bllokimit që ndodhi si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Bypass-i, i cili po hapet për të bërë të mundur kalimin në pjesën e shembur do të jete gati nesër. Situata në segmentin rrugor është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit për shkak të rrëshqitjes së tokës dhe fundosjes së urës, duke rritur rrezikun për çdo lloj qarkullimi.