Ushtria e Iranit ka filluar stërvitjet ceremoniale në jugperëndim të vendit, afër Gjirit të Hormuzit, një vend strategjik, ku javën e kaluar pati edhe një përplasje me marinën amerikane. Televizioni shtetëror iranian shfaqi pamje nga stërvitja, ku helikopterë, dronë, tanke dhe anijet luftarake kryenin manovra me arsenalin e tyre.