Shtatë tifozë të ekipit kombëtar të Serbisë janë dërguar janë arrestuar ditën e djeshme, pasi u përfshinë në një përleshje në Gjermani, para ndeshjes së skuadrës së tyre kundër Anglisë në Kampionatin Evropian të futbollit, njoftoi policia. Një zëdhënës i policisë tha për AFP se kundër njërit prej tifozëve u ngrit padi për lëndime të rrezikshme trupore. Hollësitë për natyrën e lëndimeve dhe për atë që ndodhi gjatë përleshjes, ende janë të paqarta, tha zëdhënësi.