Sfida e javës së 28 të Kategorisë Superiore mes Flamurtarit dhe Elbasanit është mbyllur mes kaosit dhe dhunës. Në fundin e ndeshjes skuadra e drejtuar nga Gvozdenovic shkoi të festojë me tifozët e tij dhe më pas iu drejtua dhomës së zhveshjes. Por më pas pati tensione mes tifozëve të Elbasanit dhe policisë teksa pati edhe përplasje mes tyre. Në një situatë të tillë, mësohet se ndërhyri edhe Drejtori i Flamurtarit Alfred Ferko për të ulur gjakrat, ndëkohë që pati reagime edhe nga tifozët vlonjatë që u kundërpërgjigjën duke hedhur sende dhe fishekzjarrë në drejtim të tifozëve verdheblu