Kuvendi i Shqipërisë njoftoi sot zyrtarisht se ishte arritur dakortësia me opozitën për ngritjen e dy komisioneve te posaçme parlamnetare: ai i Reformës zgjedhore dhe reformës territoriale. Bëhet fjalë për dy propozimet e PS “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë për Realizimin e Reformës Zgjedhore” dhe për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”, reforma këto të iniciuara nga Edi Rama gjatë asamblesë së PS.