Kuvendi i Kosovës u shndërrua të enjten arenë e përplasjeve fizike dhe ofendimeve, mes deputetëve të pozitës dhe opozitës. Shkak u bë Gjykata Speciale dhe deklaratat e kryediplomates kosovare Donika Gërvalla - Schwarz. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri adresoi akuza ndaj kësaj të fundit se është përfaqësuese e Serbisë në Kosovë, derisa përsëriti kërkesën për dorëheqjen e saj.