Për të katërtën ditë me radhë banorët e Divjakës janë mbledhur në hyrje të parkut kombëtar Divjakë-Karavasta për të protestuar kundër taksës që do vendoset në hyrje. Dtën e djeshme trau u vendos pas disa përpjekjesh dhe kabina e që mbledh pagesat është gati, ndërsa sot qytetarët janë mbledhur duke u përplasur me policinë, në përpjekje për të hequr traun. Banorët shprehën se janë të indinjuar për shkak se sipas tyre kjo lëvizje është e jashtëligjshme.