Një tmerr në qiell e në tokë; kështu po përshkruhet në mediat e huaja lajmi i rrëzimit të një avioni të Air India – i cili po fluturonte drejt Londrës me 242 persona në bord. Avioni, një Boeing 787 Dreamliner u rrëzua vetëm pesë minuta pas ngritjes në ajër nga qyteti indian i Ahmedabadit, teksa për destinacion kishte aeroportin e Gatëick. Autoritetet indiane flasin për shumë viktima, pa e specifikuar numrin e saktë, ndërsa Daily Mail shkruan se të paktën 30 trupa janë nxjerrë nga ndërtesat e dëmtuara pas përplasjes. Zyrtarë të sigurisë e pohuan se avioni kishte rënë në një zonë civile pranë aeroportit.