“Nuk është tirani, por demokraci”: Ky ishte mesazhi që ministria e jashtme gjermane lëshoi për veshët e Departamentit Ameriman të Shtetit, pas kritikave të kreut të tij, Marco Rubio në vazhdën e klasifikimit të AfD-së si organizatë ekstremiste e djathtë nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës. “Ky vendim është rezultat i një hetimi të plotë dhe të pavarur për të mbrojtur Kushtetutën tonë dhe sundimin e ligjit", nënvizohej në reagimin e ministrisë.