Richard Grenell publikoi me krenari në rrjetet sociale një foto të tij duke kaluar përmes pikës kufitare të Merdares, për të cilën tha se u bë funksionale falë ish presidentit, Donald Trump. “ Trump e vuri në funksion këtë stacion të ri kalimi si pjesë e 4 Marrëveshjeve të Normalizimit Ekonomik që ai arriti”, ka shkruar Grenell në llogarinë e tij në Twitter.