Bashkimi Europian kërkoi hapa të mëtejshëm nga qeveria e Kosovës për shtensionimin e situatës në veri si kusht për heqjen e masavë ndëshkuese. Por ndonëse mbetet e përkushtuar për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, sipas propozimit të bllokut, Prishtina zyrtare thekson se Aneksi për zbatimin e marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe duhet të zbatohet “në mënyrë të sekuencuar dhe të balancuar”.