Njohës të zhvillimeve politike shprehen skeptikë lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve të arrihet deri në 21 prill, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike. Në këtë datë skadon afati i marrëveshjes së përkohshme për targat që u arrit në 30 shtator të vitit të kaluar në Bruksel duke i dhënë fund tensioneve në veri të Kosovës, por vlefshmëria e saj ishte vetëm 6 muaj.