Një shtetase italiane, Denise Ruggero, ka humbur jetën pas një përplasjeje mes dy anijeve turistike në lumin Nil, në zonën e Luxorit, pak ditë më parë. Korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe, ka arritur të sigurojë pamjet pamjet e momentit të përplasjes së anijeve. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 19:00 sipas orës lokale, dhe për shkak të aksidentit, janë dëmtuar disa kabina të anijes ku ndodhej turisti italian.