Dhuna ndaj grave në hapësirën dixhitale u zhvillua këtë të mërkurë në një tryezë diskutimi në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë. Zv.kryeministrja Belinda Balluku, pjesë e panelit u ndal edhe tek deklarata e një dite më parë e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u shpreh për mediat se mezi po qëndronte në Parlament “nga aromat e parfumeve”.