Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në aksin Korçë-Maliq. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas. Mësohet se i plagosur nga aksidenti ka mbetur drejtuesi i njërit prej dy mjeteve, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.