Top Channel/ Përplasen dy makina në Fushë-Krujë! Një viktimë dhe tre të plagosur
02/07/2025 12:50
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin Fushë-Krujë – Thumanë.
Dy automjete tip “Mercedez-Benz” janë përplasur, ku ka mbetur e vdekur një grua dhe janë plagosur tre persona të tjerë.