Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07/2025 20:00

47 të plagosur, tre në gjendje të rëndë është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur para pak mesditës në zonën e Voulës të kryeqytetit grek. Dy autobusë urbanë në rrugën Konstandinos Karamanlis, pranë plazhit të Vulës janë përplasur në rrethana të panjohura. Mes 47 të plagosurve janë edhe 17 fëmijë. Tre të rritur janë në gjendje të rëndë, sidomos një i moshuar që ka dëmtime të shumta nga përplasja. Të rriturit janë dërguar në spitalin Asklipio të Vulës dhe Gennimatas, ndërsa fëmijët në spitalin pediatrik "Aglaia Kyriakou". Në vendngjarje kanë mbërritur 8 autoambulanca, 2 motoçikleta të Nëdrhyrjes së shpejtë dhe 3 njësi lëvizëse të emergjencës EKAV. Sipas burimeve spitalore nga të plagosurit asnjë nuk ndodhet në rrezik për jetën. Aksidenti ka ndodhur kur një prej autobusëve që shkonte drejt Varkizës, u përplas me autobusin tjetër që shkonte drejt Saronidës, pra lëviznin në të njëjtin drejtim. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre u përplas me shpejtësi në pjesën e pasme të tjetrit. Siç ka deklaruar kryebashkiaku i Vulës, Grigoris Konstantellos: "Mendoj se ishim me fat që nuk pati më shumë të plagosur. " Hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë, ndërsa operacioni për largimin e mjeteve dhe pastrimin e rrugës është ende në zhvillim dhe qarkullimi është vështirësuar në zonën ku ndodhi përplasja.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02