Përplasja e dy autobusëve në Nju Jork, njëri prej të cilëve ishte dy katësh, shkaktoi plagosjen e 18 personave e mbolli panik në Manhattan. Zyrtarët pohuan se të dy mjetet ishin të mbushura me njerëz. Zëdhënësi i Departamentit të zjarrfikësve u shpreh se ishte ende shumë shpejt për të përcaktuar arsyet e aksidentit.