Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Kurtin në Lushnje. Bujar Dingozi, 60 vjeç ka qënë duke udhëtuar me motor ndërsa dyshohet se ka humbur drejtimin e mjetit duke u rrëzuar dhe përplasur në tokë. Fatkeqësisht përplasja ka rezultuar fatale duke i shkaktuar 60-vjecarit vdekjen e menjëhershme. Sipas të afërmeve, 60-vjecari vuante nga zemra dhe dyshojnë se mund të ketë pësuar një atak kardiak. Policia Rrugore e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.