Kryeministri Edi Rama nga Dibra, aty ku po zhvillohet Asambleja e Zgjeruar e Partisë Socialiste e ka nisur fjalimin e tij me një reagim mbi situatën politike në vend. Rama ndihet i keq ardhur për situatën politike në të cilën ndodhet vendi ynë së fundmi, si pasojë e kaosit të shkaktuar nga opozita në parlament, duke bërë të pamundur zhvillimin e seancave parlamentare, në rrjedhën e zakonshme. Kryeministri i cilëson si “shfaqje të neveritshme”, përpjekjet e deputetëve, pjesë të opozitës, për të bërë të pamundur zhvillimin e seancave parlamentare.