Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë kanë përparuar në drejtim të përfundimit të luftës, deklaroi i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff që ishte pjesë e negociatave të nisura dje në Gjenevë. Bisedimet mes palës ruse dhe asaj ukrainase po vazhdojnë me ndërmjetësimin e SHBA-ve edhe gjatë kësaj të mërkure.