Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore për shkak të dëmeve kolosale të shkaktuara nga përmbytjet në qarkun Fier. Kështu është shprehur në prononcimin për mediat deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, teksa ka monitoruar nga afër situatën e dëmeve në fshatin Mbrostar. Kryeministri heziton, pasi do t’i përdorë paratë e qytetarëve për tendera e konçensione. Baçi ka denoncuar gjithashtu verifikimet selektive, sipas tij, në banesat e zonave të përmbytura.