Qyteti i Himarës është prekur nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë përmbytur disa rrugë periferike, ndërsa uji ka depërtuar në katin e parë të godinës së Komisariatit të Policisë. Bashkia e Himarës i ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet që nuk janë të domosdoshme, qoftë me automjet dhe me këmbë.