Zona e Hasturkasit është përfshirë nga përmbytjet pas reshjeve të dendura të shiut, duke shkaktuar vështirësi për banorët dhe dëme në tokat bujqësore. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka ndjekur nga afër situatën, duke u informuar mbi nivelin e ujit dhe funksionimin e sistemit të kullimit.