Reshjet e dëborës që kanë rënë me intensitet gjatë natës e që vijon ë në disa zona veriore këtë të diel kanë shkaktuar bllokime rrugësh dhe probleme me energjinë elektrike. Situatë problematike paraqitet në Kukës, ku trashësia e borës që ka kaluar mbi 30 centimetër ka bllokuar dhjetëra fshatra në njësitë administrative Topojan, Zapod, Shishtavec, Gryk-Çaj, Kalis, Arrën e Malzi janë aktualisht të bllokuara. Për banorët, përveç mungesës së energjisë elektrike, situata rëndohet edhe më shumë nga mungesa e valëve telefonike, duke i lënë ata të izoluar.