Mbi 13 mijë hektarë tokë dhe 1500 shtwpi janë përmbytur pas pesë ditësh reshjesh të dendura. Durrësi dhe Lezha janë më të prekurat. Banorët e fshatit Miliska të njesisë administrative Thumanë, prej 4 ditësh janë nën pushtetin e ujit. Çarja e argjinaturës së lumit Drojë ka sjellë prurjet e mëdha duke përmbytur qindra ha tokë bujqësore dhe banesa. Një pjesë e banorëve kalojnë natën jashtë, të tjerë ndodhen të izoluar në banesa. Situata mbetet e rëndë nga niveli i lartë i ujit, që ka depërtuar në banesa, ndërsa apelojnë institicioneve për ndihmë, sikurse ata shprehen, kanë mungesa dhe në furnizimin me bukë dhe ushqime.