Shkatërrimet nga vërshimi i ujrave në Sumas të Washingtonit, pranë kufirit me Kanadanë, janë masive. Zyrtarët flasin për qindra të evakuar ndërsa thonë se 75% e shtëpive janë dëmtuar. Banorëve në perëndim të Washingtonit kjo situatë u solli ndërmend përmbytjet apokaliptike të 1990-tës, ku humbën jetën dy persona e u evakuan më shumë se 2.000 të tjerë.