Reshje të mëdha shiu, të parashikuara për sot e nesër në Kosovë kanë nxitur autoritetet atje të japin alarmin për rrezikun e përmbytjeve. Shirat e rrëmbyer mbrëmjen e së hënës detyruan zyrtarët në kryeqytetin Prishtinë ta anulojnë mësimin e ditës së martë.