Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit mëngjesin e sotëm, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike nga një shtyllë ndriçimi publik. Viktima, Bardhyl Kaloshi, baba i 3 fëmijëve, ishte duke shkuar në punë, si çdo ditë, kur në një nga kryqëzimet e përmbytura të rrugës "Mujo Ulqinaku", pranë stadiumit të qytetit, tentoi të kalojë përmes ujit.