Një nate më parë uji i lumit Seman u tërhoq nga tokat bujqësore në fshatin Goriçan të Dimalit. Këtë hënë pavarësisht se shiu ka pushuar, niveli ujit po rritet, sikurse duket në pamjet e kapura me dron nga korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi. Banorët thonë se kanë hapur kanalet dhe kanë bërë vija që uji të largohet, por sot kjo nuk ka ndodhur. Ata dyshojnë se përmbytja nuk u ka ardhur nga shiu por nga faktorë të tjerë.