Këto pamje vijnë nga një banesë në lagjen Iliria në Durrës, ku uji si pasojë e reshjeve të dendura ka dalë jashtë kontrollit. Uji ka hyrë brenda banesës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sikurse duket nga pamjet e përcjella nga korrespondentja e Top Channel Kristi Gongo që ndodhet atje, ka qenë e pamundur për banorët të pengonin hyrjen e ujit brenda në banesë.