E zënë në mesin e një stuhie të fuqishme, një anije e marinës vendase u përmbys në Gjirin e Tajlandës të dielën mbrëma, duke bllokuar aty më shumë se 100 marinarë. Përpjekjet e ndihmës nisën menjëherë dhe falë tyre, u arrit që 75 pjesëtare të ekuipazhit të tërhiqeshin, por mediat e huaja thonë se brenda HTMAS Sukhotai gjenden aktualisht 31 marinarë të tjerë, fat ii të cilëve nuk dihet për momentin.