Në një atmosferë reflektimi dhe bashkëbisedimi u promovua libri “Në Sofrën e Hënës”, një përmbledhje e fjalëve dhe reflektimeve të Kryeministrit Edi Rama gjatë mbrëmjeve tradicionale të iftarit të organizuara ndër vite. Vepra sjell në vëmendje dimensionin kulturor, social dhe shpirtëror të tryezës së iftarit, si një hapësirë që bashkon njerëz nga besime dhe përvoja të ndryshme, përtej dallimeve që mund t’i ndajnë në jetën e përditshme.