Kuvendi në seancën plenare u përfshi nga tensione dhe përplasje fizike. Deputetë të opozitës u konfrontuan me efektivë të Gardës, ndërsa brenda sallës u hodhën mjete piroteknike. Situata solli ndërprerjen e punimeve parlamentare dhe riktheu skena kaosi të ngjashme me ato të një viti më parë, duke u përdorur nga opozita të njëjtat forma proteste dhe mjete presioni në prag të protestës së 22 dhjetorit.