Top Channel/ Përleshje në Parlament! Opozita “pushton” vendet e ministrave, kërkon…
18/12/2025 20:02

Kjo ishte ajo çfarë prodhoi opozita në seancën plenare në parlamentin e Shqipërisë si provë gjeneralë për protestën e 22 Dhjetorit. Deputetët e opozitës Klevis Balliu, Flamur Noka, Saimir Korreshi dhe Belind Këllici nxorën muskujt përballë oficerëve të gardës të cilët tentuan ti largonin nga ulëset e ministrave dhe të mbronin kryetarin e kuvendit Niko Peleshi nga goditjet me shishe. Për ta nuk mungoi suporti deputetëve demokrate femra Elda Hoti, Albana Vokshi Ledina Alolli dhe Denisa Vata. Situata solli ndërprerjen e punimeve parlamentare dhe riktheu skena kaosi të ngjashme me ato të një viti më parë, duke u përdorur nga opozita të njëjtat forma proteste dhe mjete presioni në prag të protestës së 22 dhjetorit. Siparin e kaosit e çeli Flamur Noka kur i zuri vendin Belinda Ballukut duke u vetë ndjerë për pak minuta, si zëvendës kryeministër i qeverisë Rama 4. Pavarësisht kaosit Endi Shabani u betua si avokat I popullit duke i dërguar një puthje me dy gishta 28 firmëtarëve demokratë. Garën e mbajtjes sa më shumë në dorë të flakadanëve e nisi Belind Këllici i cili në fakt i rezistoi përpjekjes së gardës për t’i marrë flakadanin. Deputetja Elda Hoti e cila një vit më parë mundi të fuste në parlament në një shishe parfumi më lëndë djegëse, ia doli më sukses të fshehë flakandët të cilët u ndezën më pas nga Albana Vokshi dhe Fidel Kreka. Në këtë aksion opozitar Gazment Bardhi nuk ishte në ballë të përleshjeve për të mos marrë ndëshkimin, i cili do ta pengonte të merrte pjesë në Këshillin për Mandatet dhe Rregulloren ku të premten do të diskutohet kërkesa e spak për arrestimin e Belinda Balliukut. Përballë këtyre skenave socialistëve iu sos durimi.

Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44
Top Channel/ Balla: Kavaja do vëmendje më të madhe se qeveriset nga PD-ja dhe ata kanë më…
24/03 13:42
Top Channel/ Balla në konferencë: Ne shtatorë fillojnë përgatitjet për…
24/03 13:42
Top Channel/ Balla: Një nën grada si puna e tij është problem për Partinë Demokratike, për mua ai…
24/03 13:24
Top Channel/ Balla në konferencë për shtyp: Jam shumë mirënjohës Gjermanisë për…
24/03 13:24
Top Channel/ Kreu i grupit parlamentar të PS-, Balla: Për ligjin e referendumin e pres që…
24/03 13:16
Top Channel/ Balla në konferencë për shtyp: Opozita duhet të distancohet nga…
24/03 13:10
Top Channel/ Kreu i grupit parlamentar të PS-ë, Balla në konferencë: Kushtetua nuk e ka…
24/03 12:56
Top Channel/ Taulant Balla në konferencë për shtyp: Kushtetuta e përcakton si mbahet referendumi
24/03 12:50
Top Channel/ Berisha sfidon kritikat, paralajmëron protesta të tjera
23/03 15:10
Top Channel/ Berlini reagon ashpër për protestën: Jo sulme ndaj njerëzve e pronës
23/03 15:07
Top Channel/ Protesta e PD, 15 arrestime për molotovët, 9 protestues procedohen në gjendje të lirë
23/03 12:40
Top Channel/ Gjermania dënon dhunën në protestë: Protesta po, por jo sulme ndaj njerëzve e pronës
23/03 12:39
DIGITALB DIGITALB