Në 42-vjetorin e tragjedisë së Fekenit, ku humbën jetën 11 oficerë dhe studentë ushtarakë, sheshit kryesor të Golemit iu vu emri i njërit prej tyre, Dëshmorit të Atdheut, Nexhip Çopa. Familjarë, ushtarakë bashkëkohës të dëshmorit, drejtues të pushtetit vendor dhe banorë të Golemit u mblodhën për të kujtuar e nderuar birin e kësaj zone Nexhip Çopën, dhe të rënët në atë ngjarje që hyri në historinë e Forcave tona të Armatosura si dëshmi e gjallë e sakrificës dhe vetëmohimit.