Skënder Drini, një individualitet i spikatur në letërsinë shqipe, është një nga ata shkrimtarë të lënë dukshëm në hije. I lindur në Voskopojë të Korçës, pasi kreu Universitetin e Tiranës ai punoi si mësues në rrethet Tropojë, Burrel e në Shkodër në vitet 1954-1982. Vëllimet me tregimet e veçanërisht romanet, qenë një befasi. Lexuesit e vëmendshëm e kritika panë në këto vepra një stil e ngjyrim emocional të veçantë, se si ndërthureshin harmonikisht tek ai shkrimtari, historiani, filozofi,analisti e politologu.