Në sallën e seancave plenare, Kuvendi i Shqipërisë nën kujdesin e kryetares Elisa Spiropali, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Akademnë e Studimeve shqiptare, organizuan sesionin shkencor “Antifashizmi shqiptar si vlerë mbarëshoqërore”. Kjo në kuadër të kujtimit të një date simbol të historisë, 82 vjetorin e mbledhjes së Konferencës së Pezës.