Vijon të bëhet emergjente situata në aksin Librazhd-Pogradec, në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të urës. Gazetarja e Top Channel Bruna Kërçyku raporton nga vendngjarja se ura është çarë dhe në këto momente rrezikon të bjerë, prandaj nuk lejohet as kalimi i këmbësorëve. Gjatë orëve të fundit shembja ka avancuar, duke rritur rrezikun për qarkullimin në këtë segment. Mjetet e rënda, kamionët dhe autobusët nuk do të lejohen të kalojnë në këtë zonë. Vendimi është marrë në koordinim me Policinë e Shtetit dhe do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë.