“U bëjmé thirrje té gjitha institucioneve shtetërore të reagojné sa nuk është vonë”. Ky ka qenë apeli i kreut të Sindikatës të Sektorit Hidrokarbur, Dritan Shahu, në ditën e 12- të té grevés së urisë pa afat në Marinzë. Ndërsa gjendja shëndetësore e grevistëve përkeqësohet nga dita në ditë, ne jemi edhe më të vendosur në kauzën tonë, ka thënë Shahu, ndërsa ka paralajmëruar një tjetër tubim para zyrave të kompanisë të hënën.