Top Channel/ PËRGJIMET/ Si Suel Çela përdori gjyqtaren për të dënuar me 25 vite burg rivalin!
27/11/2024 17:11

Top Channel ka zbardhur disa nga bisedat e dosjes voluminoze të SPAK për grupin kriminal të Suel Çelës, i cili çoi në arrestimin e 18 personave, dy gazetarëve në detyrim paraqitje dhe të një avokateje në arrest shtëpie. Në një bisedë të shkëputur nga dosja, Suel Çela i shkruan bashkëpunëtorit të tij Klaus Matishit se ka kërkuar që gjykata të japë dënimin jo më pak se 25 vite burg për Astrit Sinanaj, anëtari i grupit rival. “Ne duam që ta dënojë 25 e sipër dhe të jetë i papërdorshëm akti i ekspertimit. Ded, ja bana të qartë i vë bombën në shtëpi kush e ndihmon…ma rënd se kaq ça ti thoja…o Ded erdhi tani Landi vet këtu te un…jam burrë më tha s’jam legen të kam than para 2 mujsh ka maru ky muhabet…thuja Fates…nesër janë për vendim…27 thuj Fates…Ded thuj Fates për ne s’ka rëndësi asgjë tjetër përveç ekspertit nul dhe dënimit 25 e sipër…”. Në dosjen e SPAK, thuhet se nga konteksti i bisedave Suel Çela ka ndikuar mbi vendimmarrjen e Gjykatës së Elbasanit ndaj të pandehurit Astrit Sinanaj i akuzuar për vendosjen e lëndëve plasëse në mjetin e shtetasit Fuad Verzivolli i njohur në këto komunikime me emrat “Miri” dhe nofkat “tenja” dhe “Mir tenja”. Marjus Lulaj dyshohet se jo vetëm është këshilluar dhe dakortësuar me gjyqtaren Pajtime Fetahu, e cila ka marrë pjesë në këtë proces në cilësinë anëtarit të trupit gjykues. Pajtime Fetahi ka koordinuar dhe orientuar Marjus Lulaj për veprimet që duhen bërë në këtë gjykatë, por dhe me anëtarët e tjerë të trupit gjykues. Në një nga bisedat Suel Çela shprehet se njërin prej gjyqtarëve të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan e ka kërcënuar duke i thënë “do të çoj te raviku i thash”, “u sh*rru nbrek”, “e kuptova tha e mora mesazhin“. Referenca për emrin Ravik dyshohet së ka të bëjë me shtetasin Ravik Gurra i ekzekutuar në Elbasan më datë 22.03.2019. Gjatë datës kur është zhvilluar seanca, ka qenë Megi Fetahu, vajza e gjyqtares e cila e ka informuar Klausin se dënimi ndaj Astrit Sinanajt do të jepet 25 vite burg. Pra, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka dhënë dënimin prej 25 vite burg për të pandehurin Astrit Sinanaj, duke konfirmuar shkallën e dënimit të cilën vetë Suel Çelaj kishte kërkuar me ngulm tek trupa gjykuese, e përbërë nga Pajtime Fetah, Taulant Tafa dhe Zihni Shahu. Në mbrëmje Sueli komunikon me Metin Mehja të cilit i shkruan “...ai Sinani që vuni bombën Mirit u paketua 25 e dënun…ne pam vidjot që dolën te vrasja ati mirit te autostrada…dhe është po ky Sinani qe e ka vra me 100%…po lëviz gurët t’ja fus nvesh dhe për atë çështje është po ai 100%…pse ti lëm rop q**…”. Pasi iu plotësua “dëshira”, Suel Çela kërkon që t’i bëjë një dhuratë gjyqtares sepse ajo nuk pranonte para dhe për këtë, komunikojnë me vajzën, Megin. “Dhe më tha ça duhet ti bëjmë ndonjë dhuratë se lekë nuk merr. Ti them ti marrë një apple të madh për në zyrë dhe një nga ato mek për shtëpi”-i thotë bashkëpunëtori i Çelës vajzës së gjyqtares. “Asgjë, ça i duhet ça thua. Jo zemër mos i thuaj. Nuk bëhet fjalë se thotë ia kërku kjo. Se unë i thash do të ta blej për ditëlindje. Nuk bëhet fjalë, se mendon që kam thënë unë’-i përgjigjet vajza e gjyqtares. Mbas insistimit të Klausit për ofrimin e një dhurate për Pajtime Fetahun, vajza e saj Megi Fetahu shkruan, ...jepi lek… dhe Klausi e pyt për ta konfirmuar, …Ti japi lek?… Megi i shkruan,… po ti po mthu ca ti blej, unë s’di qe ti duhet gjë, por do ta pys”.

Top News- Grupi i Suel Çelës në gjyq/ SPAK mbyll hetimet për 21 të pandehurit
22/02 14:10
Top News – Me pistoletë në makinë, arrestohet 41-vjeçari në Fier, në pranga edhe pasagjeri
22/02 13:50
Top News – Bllokohen 3100 pajisje elektronike. Falsifikim dhe tregtim pa autorizimet përkatëse
22/02 13:49
Top Channel/ Shfrytëzonin një të huaj për prostitucion, arrestohen dy shtetas në Tiranë
22/02 13:46
Top Channel/ Aksi Përrenjas-Librazhd i bllokuar, vazhdojnë përpjekjet për të hapur një “bypass”
22/02 12:32
Top Channel/ Rrugë alternative për në Tiranë, bie fluksi në rrugën dytësore që të nxjerr në Elbasan
22/02 12:31
Top Channel/ Rrjetet sociale nën 16 vjeç? A duhet që edhe Shqipëria të ndjekë modelin europian?
22/02 12:23
Top Channel/ Gjykatat, rritet stoku i dosjeve! Reduktimi i institucioneve ka shtuar problemet
22/02 12:19
Top Channel/ Kavajë, arrestohet autori vrasjes! Prangoset 48-vjeçari që qëlloi për një vend parkimi
22/02 12:15
Top Channel/ Grabitja 53 milionë stërlina, The Sun: “Bankieri” tropojan jetë playboy në Tiranë
22/02 11:55
Top News – Vrasja në Kavajë për një vendparkim. Pas disa orësh kërkime, policia kap autorin
22/02 11:44
Top News-Hetim masakrës mjedisore në Shkumbin/ Prokuroria nis verifikimet në terren pas rrëshqitjeve
22/02 11:44
Top News- Juglindja në izolim total/ Rruga kombëtare e pakalueshme, ura vijon të fundoset
22/02 11:43
Top News-Furnizoi makinën me naftë e iku pa paguar duke rrezikuar jetën e punëtorit, pranga të riut
22/02 11:27
Top Channel/ Shpëton mrekullisht i riu, që u angazhua për gjetjen e 42-vjeçarit në Kanionet e Osumit
22/02 11:26
Top Channel/ Rrëshqitjet e dheut shkaktojnë probleme, demontohet shtylla e tensionit te lartë në…
22/02 11:25
Top Channel/ Antikontrabanda bllokon mbi 3100 pajisje elektronike
22/02 10:54
Top Channel/ Podkasti “Flasim”, Rama për ish-krerët e UÇK: Kërkesë mizore për 45 vjet burg
22/02 10:42
Top News- Shpëtohet i riu në Kanionet e Osumit, ende asnjë gjurmë nga 42-vjeçari që e mori rrjedha
22/02 10:25
Top Channel/ Pas denoncimit në TCH, IKMT inspekton masakrën mjedisore në lumin Shkumbin
22/02 10:09
DIGITALB DIGITALB