Mjekja Alketa Pere, një nga shtatë të dyshuarit në skandalin tek onkologjiku, dha një deklaratë për mediat sapo doli nga gjykata. Ajo duket se ka ndryshuar versionin e saj, teksa u shpreh se nuk ka qenë ajo që përmendet tek përgjimet e mesazheve. Alketa Pere përmend një emër tjetër, po ashtu kolege tek Spitali Onkologjik.