Ngjarja e rëndë e ndodhur në ambientet e Gjykatës së Apelit, ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja, ka tronditur thellë trupën e drejtësisë dhe opinionin publik. Për Kryetarin e Dhomës së Avokatisë në Korçë, Nevzat Tarelli, ky akt i dhunshëm është një sinjal alarmi për gjithë sistemin gjyqësor dhe për mënyrën se si po funksionon drejtësia në vend.