Në edicionin e lajme e të orës 15:00 në Top Channel gazetari Muhamed Veliu raportoi se në të gjithë Shqipërinë në qendrat e administrimit zgjedhor ka nisur mbërritja e materialeve zgjedhore. Më pas kryhet shpërndarja në qendrat e votimit. Gazetari Muhamed Veliu solli disa shifra dhe fakte të këtyre zgjedhjeve në raportimin e tij Live nga KQZ. Këto janë zgjedhjet e 9-nta për pushtetin vendor në këto 33 vite demokraci.